GJKKO pranon “mbytjen” nga bojkoti i avokatëve, i kërkon ndihmë KLGJ

Nga Armand Bajrami
14 Tetor 2026, 18:08 | Aktualitet

GJKKO pranon “mbytjen” nga bojkoti i avokatëve, i kërkon

Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kërkon ndryshime ligjore për të zgjidhur situatën e krijuar nga bojkoti i avokatëve. Në shkresën e bërë me dije edhe Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit dhe Delegacionit të BE, GJKKO tregon se nga 1 shtatori 2026, për shkak të bojkotit të avokatëve nga 462 seanca gjyqësore të planifikuara, janë zhvilluar vetëm 24 të tilla.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme bën me dije se ka urdhëruar gjobitjen e avokatëve në 51 raste, me vlera nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë. Por ndonëse shkak i bojkotit u bë një rregullore e brendshme e miratuar nga GJKKO, që sipas avokatëve i pengon në ushtrimin e detyrës, Gjykata e Posaçme “problemin” e sheh tek ligji për avokatinë.

Në këtë mënyrë, në shkresën e përcjellë GJKKO i kërkon KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë ndërmarrjen e nismave ligjore për të ndryshuar ligjin për avokatinë, me qëllim përcaktimin e kufijve ligjore të qartë se bojkoti kolektiv nuk mund të pezullojë gjykimet, veçanërisht për çështjet me masa sigurimi dhe procedimet urgjente. Po ashtu GJKKO kërkon përfshirje të përfaqësuesve institucionale nga magjistratura në organet drejtuese të avokatisë, si edhe nisje për procedime disiplinore të avokatëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos