
Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, ka folur për mediat në lidhje me situatën e zjarreve në territorin e bashkisë.
Dodaj deklaroi se deri tani janë djegur rreth 3 mijë hektarë, ndërsa sipas tij, zjarret dyshohet se janë të qëllimshme.
Ai tha se 15 shtëpi janë evakuuar për shkak të situatës, por momentalisht nuk ka më banesa të rrezikuara nga flakët.
Sipas kryebashkiakut, nga zjarret janë dëmtuar edhe frutat pyjorë, të cilat kanë shërbyer si të mira për banorët e zonës.
“Është kriminale djegia e pyjeve”, tha Dodaj, duke theksuar dëmin e madh që zjarret kanë shkaktuar në pyjet e Pukës. (A2 Televizion)