
Një ndërprerje e energjisë elektrike ka shkaktuar kaos në Portin e Vlorës, duke penguar procesin e imbarkimit të qindra pasagjerëve dhe automjeteve.

Mungesa e energjisë ka bllokuar përkohësisht procedurat portuale, duke bërë që rreth 700 pasagjerë dhe 180 automjete të mos mund të imbarkoheshin.

Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se situata ka shkaktuar vonesa dhe shqetësim te udhëtarët.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )