“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, Ministria e Mbrojtjes: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

Nga A2 CNN
19 Gusht 2026, 09:34 | Aktualitet

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, Ministria e Mbrojtjes: Të

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve të 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë dhe Tërbun, Pukë. Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të FA, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të AZM, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbun vijon angazhimi i gjerë i strukturave vendore, vullnetarëve dhe FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve, ndërsa edhe këtu nuk ka rrezik për banesat. Situata paraqitet në përmirësim edhe në disa prej vatrave të ditëve të fundit: Gurë-Lura, Bruçi në Mat, Tharri në Mirditë dhe zjarri në Selenicë janë shuar plotësisht, ndërsa në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe operacionet me forcat lokale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë punën dhe monitorimin në terren, me fokus izolimin e plotë të vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos