Kjo javë në Tiranë duket më e nxehtë se çdo periudhë tjetër e verës. Është ky perceptimi i maturantëve, kandidatë për studentë, që krahas temperaturave të larta, duhet të përballojnë emocionet e konkurseve për pranimet në shkollat e larta. 1381 të rinj, ndër më të mirët në rang vendi, po i nënshtrohen në Tiranë provimit të digjitalizuar të Mjekësisë së Përgjithshme.
Gara mes tyre bëhet për 436 kuota ose thënë ndryshe 3 pretendentë për një vend. Ashtu si dhe vitet e tjera testi zhvillohet pranë qendrës së shërbimeve arsimore.
Për 5 ditë, nga e hëna në të premten e 21 gushtit, kandidatët të ndarë ne grupe i nënshtrohen provimit special për lëndët e kimisë, biologjisë dhe fizikës.
Pas një orë provim, e pasi kanë marrë në kohë reale pikët e testit elektronik, disa të rinj kanë prekur fitoren dhe titullin student.
Kjo javë në Tiranë do të jetë e ngjeshur me konkurset e pranimit ne Universitetet publike dhe private. Krahas degës së Mjekësisë se Përgjithshme, do të zhvillohet konkursi i Arkitekturës, ai për degët e arteve e sporteve. Ndërsa në fund të gushtit do të behët shpallja e kandidatëve fitues. (A2 Televizion)