“Kollë e zgjatur, djersitje, humbje peshe”, mjekja pneumologe tregon simptomat e tuberkulozit

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 09:25 | Aktualitet

Mjekja pneumologe Silvana Sadria, e ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, tregoi simptomat e tuberkulozit.

“Është një sëmundje kryesisht e mushkërive, por nuk lë pa prekur dhe organet e tjera sepse ekzistojnë disa forma. Është njëra formë nëpërmjet arit, por ka dhe një formë tjetër e cila nëpërmjet gjakut. Kryesisht preferon cipat, si për shembull cipat e trurit duke dhënë miningite, cipën e zemrës duke dhënë perikardite të mushkërisë. Kolla e zgjatur gjithmonë, mbi 2-3 javë, gjithmonë duhet të bëjë alertin për t'u paraqitur tek mjeku. Gjithashtu, kolla me sekrecione, djersitja sidomos natën, rënia në peshë graduale pa ndonjë shkak, lodhja… Edhe gripi ka pak a shumë simptoma të ngjashme, por këto simptoma që zgjasin në kohë, që të japin një rënie peshe, djersë natën, janë simptoma të tuberkulozit”, shpjegoi mjekja.

Më tej, mjekja theksoi se Shqipëria ka dalë nga lista e zezë, pasi nuk ka numër të madh rastesh me tuberkuloz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos