“Lindëm në demokraci, jetojmë në diktaturë”, të rinjtë demokratë marshojnë nga Qyteti Studenti te Kryeministria

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2024, 12:48 | Aktualitet

“Lindëm në demokraci, jetojmë në

Pas fjalës së kreut Demokrat Sali Berisha në Qytetin Studenti, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë.

Me një pankartë të madhe në duar ku shkruhej “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë” të rinjtë e FRPD-së kanë përkujtuar 34 vjetorin e rënies së regjimit komunist.

Marshimit të të rinjve demokratë ju bashkua edhe lideri i opozitës Sali Berisha.

“Lindëm në demokraci, jetojmë në

Më herët kreu demokrat solli në vëmendje astë kohë dhe takimin me liderin e dhjetorit Azem Hajdari. Berisha tha se studentët e asaj kohe ishin të pamposhtur dhe ndanë epoka.

Prej vitit 2009, me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe të gjithë rinisë shqiptare.

Ishte data 8 Dhjetor e vitit 1990 kur një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë nismëtarë dhe protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos