
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion mbi gjendjen e të lënduarve pas zjarrit në një hotel në Vlorë.
Si pasojë e zjarrit të rënë në një hotel në Vlorë, në QSUT janë paraqitur tre qytetarë, të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor.
Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve, ndaj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Pacienti tjetër klinikisht paraqitet më i qetë dhe po ndiqet nga stafi mjekësor.
Ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim mjekësor dy paciente, të cilat janë paraqitur me dëmtime të shumta.
Njëra prej pacienteve paraqitet në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor.
Pacientja tjetër, gjendja shëndetësore e së cilës është aktualisht e stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet në monitorim intensiv dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.
Stafet mjekësore do vijojnë të ndjekin me kujdes gjendjen shëndetësore të pacientëve duke ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. (A2 Televizion)