Pas zjarrit në hotelin në Vlorë, operatorët turistikë ofrojnë akomodim falas dhe mbështetje për të dëmtuarit

Nga Edi Ruçi
16 Gusht 2026, 14:32 | Aktualitet

Pas zjarrit në hotelin në Vlorë, operatorët turistikë

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit ambientet e hotelit “Brooklyn”.

Disa njësi hoteliere në Vlorë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, kanë ofruar ambiente për akomodimin e pushuesve të prekur nga ngjarja, me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten.

Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, bën me dije se turistët do të akomodohen në hotele të tjera pa pagesë, ndërsa për ata që kanë humbur veshmbathje apo sende personale nga zjarri, operatorët turistikë do të kujdesen për t’u siguruar gjithçka që u nevojitet.

Solidariteti i operatorëve turistikë synon që pushuesit e prekur nga ngjarja të vijojnë qëndrimin e tyre në Vlorë dhe programin e pushimeve, pavarësisht situatës së krijuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos