Me sëpata, hunj dhe hekurprerëse, protestuesit hyjnë kantierin e resortit në Rrjoll

Nga A2 CNN
13 Qershor 2026, 12:17 | Aktualitet

Ashtu siç kishin paralajmëruar më herët, një grup protestuesish nga Rrjolli ftuan qytetarët në një protestë kombëtare pranë kantierit ku po ndërtohet resorti Blu Borgo.

Të mbështetur edhe nga protestues të ardhur nga Tirana dhe Shkodra, ata janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit të cilët u kanë bërë thirrje të shmangin aktet e dhunës.

Me sëpata, hunj dhe hekurprerëse, protestuesit hyjnë kantierin e

Sipas pamjeve që vijnë nga terreni, pasi janë përplasur fizikisht me punonjësit e policisë, protestuesit kanë dëmtuar murin rrethues të kantierit, i cili është pjesë e detyrueshme e çdo lejeje ndërtimi, duke përdorur sëpata, pinca hekuri dhe sende të tjera të forta.

Protestuesit, në vijim të thirrjeve që kanë bërë më herët kanë paralajmëruar gjakderdhje nëse kërkesa e tyre për t’u njohur si pronarë nuk merret në konsideratë.

Me sëpata, hunj dhe hekurprerëse, protestuesit hyjnë kantierin e

Më herët, një pjesë e protestuesve janë shprehur publikisht se nuk kundërshtojnë projektin turistik apo zhvillimin e zonës, por kanë deklaruar se nuk i njohin vendimet gjyqësore të formës së prerë që, sipas tyre, kanë përcaktuar statusin e pronës.

Me sëpata, hunj dhe hekurprerëse, protestuesit hyjnë kantierin e

Nga ana tjetër, kompania Gener 2, e përfshirë në projekt si palë e tretë, ka deklaruar se njeh si pronarë vetëm personat që disponojnë dokumentacion të vlefshëm dhe vendime gjyqësore përkatëse. Kompania ka bërë të ditur se çdo individ që provon ligjërisht të drejtën e pronësisë është i mirëpritur të bëhet pjesë e projektit.

Kjo nuk është hera e parë që në kantierin e ndërtimit shënohen incidente ku pak muaj më parë u thyen makineritë dhe u sulmuan punonjës, si inxhinierë, fadromistë dhe punonjës sigurie. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos