Mesazhe për familjen dhe pushimin e konflikteve, falet namazi i Fitër Bajramit në qytete të ndryshme të vendit

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 08:15 | Aktualitet

Mesazhe për familjen dhe pushimin e konflikteve, falet namazi i Fitër

Përpos Tiranës Fitër Bajrami po festohet edhe në qytete të tjera në vendit, ku mijëra besimtarë kanë falur namazin në sheshet kryesore.

Mijëra besimtarë myslimanë të Shkodrës iu lutën Zotit në sheshin e madh në qendër të qytetit në këtë ditë të shenjtë të besimit Islam.

Zëvendës Myftiu i Shkodrës Arben Halluni në mesazhin e tij u ndal tek vlerat e familjes. Halluni tha se duhet të ruajmë familjen nga shthurja dhe devijimet që po tronditin botën gjithnjë e më shumë.

Prindi 1 dhe “Prindi 2 janë terma të ftohtë dhe që nuk mund të zëvendësojnë asnjëherë fjalën nënë dhe babë tha Halluni ndërsa bëri thirrje që të rriturit të edukojnë fëmijët e tyre me vlerat e moralit, fesë dhe traditës shqiptare për të mos lejuar që në të ardhmen të devijojnë në orientimet e tyre”, u shpreh ai.

Mesazhe për familjen dhe pushimin e konflikteve, falet namazi i Fitër

Falja e Namazit të Fiter Bajramit është kryer edhe në Vlorë. Në qytetin bregdetar falja e namazit është zhvilluar në Pallatin e Sportit "Flamurtari" aty ku janë mbledhur me qindra besimtarë myslimanë të qytetit të Vlorës dhe jo vetëm.

Nuk kanë munguar as besimtarët mysliman me kombësi të ndryshme, kryesisht nga vendet arabe, të cilët këtë Namaz të Fiter Bajramit e kanë falur në Vlorë. Ceremonia e faljes së Namazit në Vlorë është drejtuar nga myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku. Por mesazhe kanë dhënë edhe imamët e qytetit.

Gjatë faljes së Namazit janë dhënë mesazhe për më shumë paqe, begati dhe lumturi për të gjithë besimtarët kudo që ndodhen. Nuk kanë munguar lutjet për pushimin e luftrave në botë dhe një botë më të qetë për të gjithë.

Gjithashtu thirrje për përkrahje të nevojtarëve dhe ardhjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe vëllazëri për njëri-tjetrin, si dhe mesazhet drejtuar politikës për të bërë më mirë për qytetarët.

Edhe në Pogradec qindra  besimtarë i janë drejtuar xhamive të qytetit për të bërë faljen e namazit të Fitër Bajramit. Në ligjëratën  e mbajtur nga imami Dritan Shaho theksi u vendos tek familja, rinia, e ardhmja dhe mos braktisja e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos