
Ka nisur procesi i vlerësimit të riskut të korrupsionit në sektorët më vulnerabël të administratës publike, me fokus në menaxhimin e pronave dhe shëndetësinë.
Nisma zbatohet në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030 dhe synon forcimin e integritetit publik në shërbimet e ofruara për qytetarët.
Vlerësimi i riskut përfshin:
Analizimin e procedurave administrative
Identifikimin e pikave të dobëta dhe hapësirave për abuzim
Vlerësimin e cilësisë së shërbimeve publike
Evidentimin e risqeve në ndërveprimin me qytetarët
Hartimin e masave sistemike për parandalimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës
Procese të vlerësimit të riskut do të iniciohen brenda këtij viti edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm publikë, përfshirë sektorin e tatimeve, doganave, prokurimin publik dhe arsimin. (A2 Televizion)