Raporti i Freedom House: Shqipëria dhe Kosova, vende pjesërisht të lira

Nga A2 CNN
19 Mars 2026, 15:33 | Aktualitet

Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të organizatës ndërkombëtare Freedom House, me seli në Uashington. Megjithatë, Kosova ka shënuar një përmirësim të vogël në Raportin e vitit 2026 për Lirinë në Botë, duke u vlerësuar me 61 pikë nga 100, një më shumë se një vit më parë.

Në raportin e publikuar më 19 mars thuhet se në Kosovë “gjykatat kanë nxjerrë vendime që dëshmojnë pavarësinë e tyre, megjithëse janë përballur me trysni të madhe politike”. Sipas raportit, kriza politike dhe institucionale që goditi Kosovën gjatë vitit të kaluar, kur vendi u qeveris pothuajse tërë kohën nga një qeveri në detyrë, ka ndikuar në përparimin e vendit në gjyqësor.

Shqipëria, ndërkohë, vlerësohet më lart se vendet e tjera të rajonit, me 69 pikë, e ndjekur nga Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë. Serbia renditet më keq, pasi vlerësohet me 53 pikë, ndërsa Bosnja e Hercegovina me 54 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos