“Mpirja e buzës dhe syrit, sinjal për ishemi”, fizioterapisti tregon shenjat që nuk duhet neglizhuar

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 10:05 | Aktualitet

Fizioterapisti Gjergji Biba tregoi se kush janë shenjat e para të ishemisë që nuk duhen neglizhuar.

“Shenjat e ishemisë janë mpirja e buzës, kur nis të mos e ndjesh syrin. Duhet të kemi kujdes me këto shenja. Trupi flet, duhet ta dëgjosh sepse rreziku është në çdo moment. Muskuli do gjak që të funksionojë. Unë ngul këmbë te stërvitja, qoftë edhe 4 km ecje. Duhet holluar gjaku, nuk ka nevojë të shkojmë direkt te medikamentet”, tha fizioterapisti në studion e “Dita Jonë”, në A2CNN.

“Që të kesh një jetë cilësore, 3 gjëra i duhen njeriut: një avokat, një ekonomist dhe një fizioterapist”, shtoi Biba. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos