Në aktivitet pa himnin shqiptar, Mickoski në Pustec: Mbështesim komunitetin maqedonas

Nga Nertila Dosti
20 Gusht 2026, 23:10 | Aktualitet

Për herë të dytë brenda pak muajsh, një aktivitet në Pustec, me praninë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u shënua nga mungesa e himnit kombëtar shqiptar.

Në hapje të festivalit u ekzekutua vetëm himni maqedonas, ndonëse aktiviteti zhvillohej në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nuk është hera e parë që një situatë e tillë ndodh gjatë një aktiviteti me praninë e Mickoskit në Pustec. Edhe më 10 maj, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Tuminëc, u ekzekutua vetëm himni maqedonas.

Nga Pusteci, Mickoski premtoi mbështetje konkrete për komunitetin maqedonas në Shqipëri dhe njoftoi se përfaqësuesit e tij do të ftohen në Shkup për të përcaktuar projektet prioritare.

Mungesën e himnit shqiptar e komentoi më pas kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski. Ai tha se Bashkia e Pustecit ishte e ftuar dhe jo organizatore e aktivitetit, ndërsa kishte kërkuar paraprakisht që në program të përfshihej edhe himni shqiptar.

Sipas Kolefskit, edhe vetë Mickoski shprehu shqetësim kur konstatoi mungesën e himnit shqiptar, por në atë moment ceremonia kishte nisur dhe nuk pati reagim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos