U hodh nga shkëmbi, plagoset rëndë një shtetas italian në Vlorë

Nga Edi Ruçi
20 Gusht 2026, 19:12 | Aktualitet

U hodh nga shkëmbi, plagoset rëndë një shtetas italian

Një shtetas italian është dëmtuar rëndë në Vlorë, pasi dyshohet se është hedhur nga një shkëmb, pak pasi kalon tunelin.

Nga informacionet paraprake, ai ka pësuar traumë në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, shkruan A2CNN. 

Mësohet se pacienti është në kod të kuq, ndërsa bluzat e bardha po vijojnë ndërhyrjet mjekësore. Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në hedhjen nga shkëmbi mbeten ende për t’u sqaruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos