Nis turizmi në Korçë, francezët vizitojnë “Parisin e vogël”: Jemi të mahnitur

Nga Artin Halili
30 Maj 2026, 17:46 | Aktualitet

Korça dhe rrethinat e saj ende pa çelur sezonin turistik po përjetojnë një bum turistësh të huaj, kryesisht ata të Europës. Në rrugët e qytetit tanimë është kthyer pamja e zakonshme të shohësh grupe të mëdha turistësh të huaj, ndërsa vetë ata janë të mahnitur me Korçën.

“Qëndruam një ditë në Korçë, jemi nga Franca. Na pëlqeu shumë natyra e mrekullueshme, na pëlqeu shumë vend i bukur, i egër në disa pjesë”, tregojnë ata. “Ne vijmë nga Franca. Është hera e parë në Shqipëri. Korça ishte qytet që të mahnit me arkeologjinë. Është hera e parë në Shqipëri. Peizazhi është mahnitës. Nuk mendonim se do të kënaqeshim kaq. Nuk kishim dëgjuar më parë për këtë vend, por po ikim me vlerësime maksimale. Uroj që turizmi këtu të rritet sepse ka shumë potencial”.

Edhe guidat shqiptare tregojnë se Korçën francezët e cilësojnë si Paris i vogël dhe përherë mbeten të kënaqur. “Vijnë më shumë në Korçë. Korça quhet dhe Paris i vogël. Vizitojnë të gjitha, në veçanti edhe ushtarëve francezë”.

Vitin e kaluar juglindja mirëpriti më tepër se 700.000 vizitorë. Numër ky që pritet të jetë më i madh këtë vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos