Pamje magjike në pranverë! Rikthehet bora në juglindje

Nga Artin Halili
27 Mars 2026, 07:36 | Aktualitet

Pamje magjike në pranverë! Rikthehet bora në juglindje

Reshjet e dëborës janë rikthyer në juglindje të vendit gjatë natës së fundit. Dëbora ka përfshirë zonën e Përrenjasit, segmentin Qafë Thanë- Pogradec si dhe aksin Qukës-Qafë Plloçë, ku pika më e lartë është në zonën e tuneleve.

Pamje magjike në pranverë! Rikthehet bora në juglindje

Sipas raportimeve, në disa zona trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-20 cm.

Pamje magjike në pranverë! Rikthehet bora në juglindje

Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu edhe në fshatrat turistikë të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit.

Gjithashtu reshje bore janë regjistruar edhe në Kolonjë.

Pamje magjike në pranverë! Rikthehet bora në juglindje

Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor, ndërsa autoritetet kontraktore dhe mjetet borëpastruese vijojnë të jenë në terren për të mbajtur të hapura akset kryesore.

Pamje magjike në pranverë! Rikthehet bora në juglindje (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos