Tragjedia e Roskovecit, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 14:50 | Aktualitet

Tragjedia e Roskovecit, fëmijët refuzojnë varrimin e babait

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 vjeçe, dy ditë më parë në Kuman të Roskovecit.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Arben Duka, negociatat e policisë me familjarët për të tërhequr trupin nuk dhanë rezultat, shkruan A2.

Në këto kushte, në bazë të ligjit, ceremonia mortore u krye nga bashkia pa asnjë lot dhe pa asnjë lule mbi varrin e tij.

Ndërkohë, Dashurie Rrapaj u përcoll në banesën e fundit në fshatin Allambreas të Beratit, në vendlindjen e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos