250 vjet histori në Coin, eleganca fiorentine vjen në ABA Bussiness Center

Nga Luela Myftari
25 Mars 2026, 23:27 | Aktualitet

Thonë se të gjitha historitë fillojnë me një fjalë dhe përfundojnë me një fletë bardhë. Që prej vitit 1774, Pineider është një nga emrat që ka kultivuar artin Italian të shkrimit. Por, nga sot arti dhe eleganca me të cilën jetojnë aristokratët prej250 vjetësh është edhe në Tiranë, ekskluzivisht vetëm në Coin. 

Prej dy vjetësh jam në një bashkëpunim të vazhdueshëm me Gener 2. Kemi një eksperiencë fantastike në Zagreb. Dhe ideja sedo të sillnim Pineider edhe në Tiranë m’u duk fantastike. Jam shumë i lumtur që sot prezantoj tre kapituj të ndryshëm të Pineider këtu në Coin Tirana.

Nga axhendat 2026të realizuara me detaje të përkryera, te koleksionet e reja të stilolapsave të krijuara si objekte arti çdo produkt është menduar si dhurata ideale për ata që vlerësojnë kualitetin dhe elegancën.

Ekskluzivisht vetëm këtu në këtë vend do të mund të gjeni stilografë, axhenda në lëkurë dhe stilolapsë të krijuar në detaje si të ishte një vepër arti.

Nuk do t'i gjeni askund tjetër në Shqipëri, sepse në politikën e Pineider veni ku ato ekspozohen, kërkohen apo dhurohen duhet të jetë i denjë, njëlloj si produktet e Pineider që janë elegantë, kanë një histori 250 vjeçare dhe që realizohen me shumë dashuri nga duart e mjeshtrave më të mirë italianë.

Përballë zhvillimeve teknologjike, lëkura, artizani, eleganca dhe luksi i mjeshtrave italianë nuk është zbehur kurrë. Shkëlqen nga sot, edhe në Coin Tirana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos