Pamje të rralla në Karaburun, filmohen një tufë me dhjetëra derra të egër

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 12:44 | Aktualitet

Pamje të rralla në Karaburun, filmohen një tufë me

Një tufë me dhjetëra derra të egër është filmuar së fundmi në zonën e Karaburunit, duke ofruar pamje të rralla të jetës së egër në këtë park natyror.

Në video, kafshët shihen duke lëvizur në grup, të udhëhequra nga individi më i madh i tufës, teksa përshkojnë territorin e zonës. Sapo kanë vënë re praninë e njerëzve, derrat e egër kanë nxituar të largohen dhe të futen në pyll, duke shmangur kontaktin me vizitorët, shkruan A2.

Ekspertët e mjedisit e konsiderojnë praninë e tyre një tregues pozitiv për biodiversitetin e Karaburunit, pasi kjo specie prej vitesh është bërë gjithnjë e më e rrallë në disa zona.

Pamjet tregojnë se fauna e egër vijon të jetë e pranishme dhe se ekosistemi i Karaburunit mbetet një habitat i rëndësishëm për shumë specie shtazore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos