Investimi i nisur mbi 6 muaj me parë në fshatin Rrushkull të Bashkisë së Durrësit për sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atyre të bardha u mirëprit me entuziazëm nga banorët e zonës.
Por, gjashtë muaj më pas situata paraqitet akoma edhe më e vështirë se më parë. Rrjeti i kanalizimeve i palidhur dhe për më tepër edhe i rrezikshëm pasi është i pambyllur, shkruan A2.
Ndërsa edhe rrugët janë lënë të hapura duke vështirësuar së tepërmi jetën e banorëve dhe të nxënësve që duhet të shkojnë në shkollë.
Sakaq, burime pranë bashkisë bëjnë të ditur se në buxhetin e këtij viti është një zë i veçantë për shtrimin e rrugës kryesore të fshatit dhe pritet që së shpejti të nisin procedurat e tenderimit për të vijuar më pas me shtrimin e saj. (A2 Televizion)