Pas zjarrit rikthehet në identitet kisha e Shën Ilias, e periudhës së Ali Pashë Tepelenës

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
20 Korrik 2026, 14:54 | Aktualitet

Flakët e rëna një vit më parë dëmtuan rëndë kishën e Shën Ilias në Lekël të Tepelenës. Zjarri përfshiu kulmin dhe tavanin e kishës ndërkohë falë ndërhyrjes së banorëve u shpëtua pjesa e brendshme.

Prej asaj kohe ka nisur procesi i restaurimit ndërsa  synohet edhe përforcimi i strukturës. Kisha e Shën Ilias, përfaqëson një dëshmi të rrallë të arkitekturës dhe jetës shpirtërore te komunitetit ortodoks lokal.

“Kisha e profetit Ilia në fshatin Lekël është monument kulture i kategorisë së dytë dhe është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë jo vetëm kulturore materiale të zonës së Tepelenës, por edhe shpirtërore për shkak sepse banorët janë shumë të lidhur me këtë objekt dhe ky objekt do jetë në shfrytëzim të banorëve duke ruajtur vlerat e tija të cilat prej i mbartë prej kohësh”, thotë për A2 CNN Ardis Duka, drejtor i DRKK Gjirokastër.

Kisha është e ndërtuar në fund të shekullit XVIII-fillim shekulli XIX nga Thanas Vaja një nga njerëzit më të afërt të Ali Pashë Tepelenës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos