
Policia ka zhvendosur protestuesit nga godina e Kuvendit, ku ishin grumbulluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, raporton gazetarja Fjorela Beleshi.
Protestuesit kanë sfiduar temperaturat e larta duke u grumbulluar sërish sot para Parlamentit, ndërkohë që protesta hyn në ditën e 51-të saj.
Rreth orës 12:00 të mesditës pritet të nisë seanca plenare, e para fundit për këtë sesion parlamentar.
Sakaq, pasditen e sotme pritet të mbahet edhe protesta e përditshme para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
(A2 Televizion)