Përfshihet nga flakët furgoni në Shkodër, digjet edhe një automjet tjetër

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 22:53 | Aktualitet

Përfshihet nga flakët furgoni në Shkodër, digjet edhe

Një zjarr ka përfshirë një furgon pranë një servisi automjetesh që shërben edhe si gomisteri në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes në kilometrin e dytë të rrugës Shkodër–Hani i Hotit.

Sipas të dhënave, punonjësit po kryenin punime saldimi poshtë furgonit, kur mjeti ka marrë flakë papritur dhe është djegur plotësisht.

Punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin në vendngjarje kanë arritur të largohen në kohë, pa pësuar lëndime.

Si pasojë e flakëve, përveç furgonit, është djegur edhe një automjet tjetër, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar edhe në servis dhe gomisteri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos