“Përgjegjësia e atij që i ka filmuar”, debat për skandalin me videot intime mes zyratit të PS dhe Aldor Ninit

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 21:02 | Aktualitet

Skandali i publikimit të videove intime ka ndezur debatin në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes drejtorit të AcroMax Aldor Nini dhe këshilltarit të PS, Alfred Kika Muharremit.

Aldor Nini tregoi se menjëherë pas publikimit të këtyre videove ekipi i tij është marrë me minimizimin e dëmit duke bllokuar dhe hequr videot nga rrjetet dhe faqet pornografike. Më pas i kanë kaluar të gjithë informacionet e disponueshme për personat që kanë shpërndarë videot i janë përcjellë Policisë dh, me qëllim identifikimin e tyre. Ai theksoi se viktima të kësaj ngjarjeje janë kompozitori dhe të gjithë të tjerët në video.

“Jemi marrë me heqjen dhe bllokimin e videove nga rrjetet  dhe faqet pornografike. Ajo që bëmë ne është minimizimi  i dëmit të shkaktuar nga shume media dhe portale që publikonin video dhe pjesë intime i lënin të hapura fytyrat e personave të përfshirë në këtë skandal. Pasi u bllokuan si vide ne kishim detyrë të kalonim të gjithë informacionin që kishim për personat që i shpërndani n në mënyrë që të gjenden dhe të kapen. Problemi më i madh është që ne vazhdojmë të përballemi me viktimat e kësaj ngjarjeje. Mediat vijojnë të injorojnë etikën dhe rregullat e gazetarisë dhe ligjin e dhe kodin penal duke tallur viktimat. Viktimat janë vetë kompozitori dhe të gjithë personat e tjerë që shikojmë në video. Nuk ka asnjë kallëzim kundra kompozitorit nga ato dhe ne nuk respektojmë prezumimin e pafajësisë.  Në të ardhmen do presim rezultatet e policisë e prokurorisë që të identifikohen personat. Nuk është e lehtë për tu gjendur se kush i ka shitur ato videot”, tha Nini në Off the Record me Andrea Dangllit në A2 CNN.

Përkundër këtyre deklaratave, reagoi këshilltari i PS-së, Alfred Kika Muharremi, i cili deklaroi se përgjegjësia penale duhet t’i faturohet atij që i ka filmuar.

“Përgjegjësia është e atij që i ka filmuar. Si qenka viktimë ai? Ai të mbajë përgjegjësi penale, duhet të ishte arrestuar sa më parë. Ta gjeni në fund të botës”, tha zyrtari socialist.

Në përgjigje të tij, Nini sqaroi se prania e kamerave nuk provon automatikisht që materialet janë regjistruar, ruajtur dhe shpërndarë prej tij. Sipas tij, kamerat mund të jenë përdorur për sistem alarmi dhe transmetimet e tyre mund të jenë marrë përmes ndërhyrjes në sistem.

“Kamera vendoset për disa arsye; arsyeja e parë është për sistemin e alarmit, nëse e ka instaluar për efekt alarmi është e ndezur por nuk regjistron. Ai mund të ketë pasur disa kamera. Duhet të vërtetohet që atij nuk i ka hyrë dikush në sistem, por ai vetë i ka regjistruar materialet dhe ato materiale mund të ketë ndërhyrë dikush tjetër t’ia marrë atij dhe ti publikojë. Deri tani nuk është vërtetuar asnjë pistë. Është vërtetuar që ajo kamera ekziston, bën sistemin e alarmit dhe ato transmetimet që bën për alarmin mundet që nëse dikush i ka hakuar dhe ti publikojë. Edhe unë përdor kamera që janë të integruara në rrjetin tonë të sigurt”, theksoi Nini.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos