
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se nuk janë konstatuar gjurmë të hakerimit të faqes së saj zyrtare, pas shqetësimeve për një sulm të mundshëm kibernetik, raporton A2CNN.
“Për shkak të interesit në lidhje me hakerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hakerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”, tha Prokuroria.
Stafet e IT-së po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar funksionimin normal dhe mbrojtjen e të dhënave.
Ky njoftim vjen pas interesimit të shtuar të publikut dhe mediave për sigurinë e platformës online të institucionit, duke qartësuar se deri tani nuk ka patur ndërhyrje të paautorizuara. (A2 Televizion)