Protestuesit kërkojnë të rrëzojnë rrethimin, tension në protestën kundër muzeut hebraik në Vlorë

Nga Edi Ruçi
17 Tetor 2026, 10:50 | Aktualitet

Momente tensioni në protestën kundër muzeut hebraik në Vlorë. Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se protestuesit kërkojnë të rrëzojnë rrethimin dhe të futen brenda tij nuk lejohen nga forcat e policisë.

Raportohet për shtyrje dhe përleshje mes tyre. Tentohet të shoqërohet një prej tyre në komisariat por nuk e lejojnë protestuesit.

Një nga organizatorët e protestës kundër projektit të muzeut hebraik në Vlorë Gëzim Zilja tha se  gjykata në Lushnje pezulloi punimet, por sqaron se protestat do të vijojnë pasi kërkohet anulimi në total i këtij projekti. Sipas tij protestat do të vazhdojnë derisa projekti të anulohet.

“Nuk do të lejojmë ndërtimin e një muzeu hebre në Vlorë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos