
Protesta e së premtes u mbyll në paqe, ndryshe nga protestat e 3 ditëve të mëparshme.
Protestuesit dhe policia u takuan, dhanë duart, biseduan dhe policia u tërhoq, duke qëndruar para Kryeministrisë, së bashku me protestuesit, për rreth 45 minuta, siç raportoi gazetari Igli Çelmeta për “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.
Para orës 23:00, bulevardi u zbraz.
Një mbyllje që pak pritej, pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë.
(A2 Televizion)