
Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ka nisur lidhjen e rrjetit të ri të ujësjellësit me atë ekzistues në zona të ndryshme të qytetit që shikohet si faza përfundimtare e rikonstruksionit që prek mbi 70 për qind të qyteti dhe synon të përmirësojë ndjeshëm furnizmin me ujë të një prej qendrave kryesore të turizmit veror në vendin tonë.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Vlorës ka dhënë afatet e përfundimit të këtij rikonstruksioni, që ka të bëjë jo vetëm me furnzimin me ujë, por edhe riparimin e rrugëve që janë hapur për shtrimin e tubacioneve të reja.
Ermal Murati drejtor i UK, Vlorë, shprehet:
“Në këtë kontekst kreu i ujësjellës kanalizmeve të Vlorës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve në këtë periudhë pasi do të ketë ndërprerje të furnizmit me ujë deri në rivendosjen e plotë të lidhjeve dhe testime ve të nevojshme që duhet të kryhen”. (A2 Televizion)