Rama: Protesta qytetare u kthye në filmin e vjetër të dhunës dhe konfliktit

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 12:00 | Aktualitet

Rama: Protesta qytetare u kthye në filmin e vjetër të dhunës

Në një tjetër reagim të pak minutave më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta se ajo ka humbur karakterin qytetar dhe është shndërruar në një skenar të njohur dhune e përplasjesh. Në një postim në X, kreu i qeverisë tha se fillimisht u paraqit si një protestë e qytetarisë, patriotizmit dhe pastërtisë, tashmë i ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës.

"Protesta e bukur e qytetarisë, patriotizmit dhe pastërtisë tani i ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit, grindjes, dhunës, ku kthetrat e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin me paturpësinë e tyre karakteristike", u shpreh kryeministri.

Deklarata e tij vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, me persona të shoqëruar dhe efektivë të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos