Reforma e re territoriale, Rrajca braktis dëgjesat me deputeten Bora Muzhaqi

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
10 Shtator 2026, 17:13 | Aktualitet

Dëgjesa publike për propozimet e reformës së re territoriale, më shumë se sa sqaruese është kthyer në një takim llogaridhënës ndaj përfaqësuesve të zonave në Kuvendin e Shqipërisë.

E tillë ndodhi edhe në Rrajcë, ku banorët e mbledhur në dëgjesë në praninë të deputetes së zonës Bora Muzhaqi, kanë kërkuar të dinë nëse deputetja që i përfaqëson do të votojë jo shkrirjen e bashkisë së Prrenjasit dhe bashkimin me atë të Librazhdit.

Disa të tjerë deklaruan se premtimet për përmirësim të shërbimeve me ndarjen e re territoriale janë thjesht premtime,

Në fund, duke mos marrë një përgjigje nga deputetja, një pjesë e banorëve u larguan nga takimi duke premtuar se nuk do të kishin më mbështetjen e tyre nëse miratohet reforma e re territoriale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos