
Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer përmbytjet në Durrës. A2 CNN raporton se mëngjesin e sotëm, pjesa më e madhe e akseve të brendshme të qytetit është gjetur e mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.
Situata është krijuar pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin, ndërsa në disa rrugë të qytetit uji ka pushtuar sipërfaqen e asfaltuar.
Problematika e përmbytjeve në Durrës përsëritet sa herë që reshjet janë intensive.
(A2 Televizion)