Rrezikoi jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues Jet Ski

Nga A2 CNN
31 Maj 2026, 10:48 | Aktualitet

Rrezikoi jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues Jet

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues Jet Ski, duke ndëshkuar me gjobë 500 mijë lekë të rinj drejtuesin. Veprimet e “bluve” erdhën pas raportimeve në Policinë e Shtetit nga pushuesit se kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e tyre, raporton A2CNN. 

Menjëherë pas raportimeve dhe videos së dërguar nga qytetarët në Policinë e Shtetit, ku shfaqej një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur konstatimin dhe ndalimin e mjetit lundrues, ndërsa po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e SPK Triport. Mjeti lundrues Jet Ski u bllokua në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese afër SMIL-it, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. U., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos