Sezoni turistik në Korçë, shtohet prania e Policisë Rrugore, 18 patrulla monitorojnë akset kryesore

Nga A2 CNN
11 Gusht 2026, 14:03 | Aktualitet

Sezoni turistik në Korçë, shtohet prania e Policisë

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në qarkun e Korçës gjatë sezonit turistik, për shkak të rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve dhe synimit për parandalimin e aksidenteve.

Aktualisht, 18 patrulla janë angazhuar në monitorimin e akseve kryesore nacionale, ndërsa 4 shërbime mbikëqyrin qytetet e Korçës dhe Pogradecit.

Në aksin Kapshticë-Qafë Thanë janë vendosur 6 patrulla, ndërsa 2 të tjera monitorojnë rrugën Korçë-Leskovik. Aksi Kapshticë-Qafë Thanë, ku regjistrohet fluksi më i madh i automjeteve, po kontrollohet edhe me drone.

Kontrollet kanë sjellë mbi 170 masa administrative në ditë, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë, parakalime të gabuara dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke paralajmëruar vijimin e kontrolleve të shtuara gjatë gjithë sezonit turistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos