
Fituesi i garës për rikualifikimin e Pallatit të Kongresit është “Herzog & de Meuron Basel Ltd”.
Përfaqësues të ekipit fitues shpjeguan projektin, i cili nënvizonte ndërhyrje minimale në projektin ekzistues dhe afron jetën urbane ndaj publikut.
Koncepti bazohet në katër ose pesë ndërhyrje kryesore, duke e rrethuar ndërtesën me një hapësirë të gjelbër që funksionon si “dhoma e pritjes” e kompleksit.
Projekti përfshin krijimin e një sheshi të ri publik, riorganizimin e qarkullimit të këmbësorëve dhe një atrium që zbret gradualisht në nivelet e poshtme, duke krijuar efektin e një pylli urban. (A2 Televizion)