Shtatë vatra zjarri aktive në vend! Mallakastra në betejë me flakët, zjarri vijon të përhapet

Nga Igli Çelmeta
5 Gusht 2026, 22:08 | Aktualitet

Në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive shtatë vatra zjarri. Situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej dy ditësh zjarrfikësit po luftojnë me flakët që vazhdojnë të përhapen. Zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore.

Flakët kanë dalë në aksin Riban-Ngraçan, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe të Policisë. Terreni i thyer, bimësia e dendur dhe era kanë penguar ndërhyrjen nga toka, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Era e fortë ka favorizuar flakët që kanë kaluar rrugën e Panahorit. Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj e cilësoi situatën si problematike.

Për të dytën ditë me radhë, ndërhyrja për shuarjen e flakëve në Mallakastër po mbështetet edhe nga ajri. Në operacion është angazhuar avioni zjarrfikës "Air Tractor AT-802 Fire Boss", i cili ka kryer fluturimin e parë operacional në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos