Aeroporti i Vlorës në krizë, nga ulja e avionit te rreziku i Abritrazhit

Nga Mario Brakaj
5 Gusht 2026, 13:54 | Aktualitet

Zbritja në maj të vitit të shkuar të avionit në Aeroportin e Vlorës dha shpresë për funksionimin e shpejtë të tij, por po finalizohet me një krisje të thellë. vonesat në dorëzim shtyu ministinë e infrastrukturës të nisë zgjidhjen kontratën koncesionar. Vendimi mund ta çojë Shqipërinë në arbitrazh me kompaninë "MABCO” të biznesmenit Behgjet Pacollit.

Behgjet Pacolli shprehet: “Arbitrazhi nuk është një kërcënim, është realiteti i  krijuar si pasojë juridike e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve  të atyre që kishin detyrimin të punojnë ndershëm, të mbronin ligjin, të mbronin  investimin dhe interesin publik.”

Në një një postim në rrjetet sociale, Pacolli bën një kronologji të asaj që ai e konsideron si “përpjekje nga institucionet shqiptare” për të bllokuar projektin.

 “Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër përpiqen ta përdorin pikërisht këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës. Kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe me parimin themelor të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme”, vijon Pacolli.

Por për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, institucioni që ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare “konflikti që po pengon realizimin e projektit është një mosmarrëveshje e pastër civile dhe kontraktore mes palëve private” dhe jo problem i shtetit shqiptar. Në një kohë që në muajin maj, ministri Enea Karakaçi vendosi një ultimatum 30-ditor për zgjidhjen e konfliktit.

Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, tha: “Kjo situatë nuk do të lejohet. Shteti do të marrë masat për zbatimin e kontratës. Konflikti aktual nuk do të tolerohet të sjellë pasoja mbi shtetin dhe ekonominë. Askush nuk ka të drejtë të mbajë peng një infrastrukturë kombëtare”.

Por mosmarrëveshjet u thelluan, nisja e procedurave për anulimin e kontratës vlerësohet nga pala shqiptare si “në përputhje me kushtet e parapërcaktuara në pikën 15.4 shkronja D, në seksionin për zgjidhjen e parakohshme të kontratës.

 “Pamundësia për të ofruar infrastrukturë ajrore funksionale dëmton reputacion ndërkombëtar dhe dërgon mesazhe negative tek investitorët e mundshëm”, tha Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Procedura e aktivizuar nga qeveria pritet të përcaktojë fatin e mëtejshëm të kontratës koncesionare dhe të vetë projektit, i cili konsiderohet një nga investimet infrastrukturore më të rëndësishme të viteve të fundit në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos