Sot protesta e 21-të, shqiptarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2026, 16:41 | Aktualitet

Sot protesta e 21-të, shqiptarë nga diaspora mbërrijnë

Protestues nga diaspora kanë mbërritur këtë të shtunë në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Autokolona automjetesh të shoqëruar me flamuj kombëtar kuqezi po qarkullojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit. 

Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që protesta hyn sot në ditën e 21.

Kryeministri reagoi sot ndaj kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e tij, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe jashtë realitetit.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos