Festa e grurit, promovimi i traditës dhe prodhimeve bujqësore të Myzeqesë

Nga Çaku Tafa
20 Qershor 2026, 17:02 | Sociale

Qindra banorë të Fierit, vizitorë por dhe të ardhur nga diaspora u bënë pjesë e Festës së Grurit, i 8-i edicion për këtë vit. Për orë të tëra nga Apolonia u promovua trashëgimia kulturore e zonës dhe produktet bujqësore të Myzeqesë.

Për pjesëmarrësit në panair, Festa e Grurit mbetet një mundësi e mirë për promovimin e prodhimeve bujqësore dhe traditave të zonës.

Sipas tyre, pavarësisht vështirësive dhe rënies së prodhimit në vitet e fundit, bujqësia vijon të mbetet një sektor i rëndësishëm për Myzeqenë.

Aktivitetet festive dhe veçanërisht Parada e Kurorave të Grurit riktheu në kujtesë traditat e hershme të Myzeqesë dhe lidhjen e fortë të banorëve me tokën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos