
SPAK ka zbuluar detaje nga operacioni që çoi në arrestimin e Adi Çobës, një nga personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Ura”, i akuzuar si një nga drejtuesit e një grupi të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Sipas SPAK, 35-vjeçari u arrestua në Shkozet të Durrësit teksa po zbriste shkallët e banesës së tij. Në momentin e ndërhyrjes së oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Çoba ishte i veshur me pantallona të Adi Çoba ishte mbajtur nën vëzhgim për tre ditë nga agjentët e BKH-së, të cilët monitoruan çdo lëvizje të tij deri në momentin që e konsideruan të sigurt ndërhyrjen për arrestimin.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes SPAK, BKH-së dhe autoriteteve italiane. Gjatë arrestimit, Çobës iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me dy karikatorë, si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes tyre një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane. (A2 Televizion)