
Investimet e bëra në infrastrukturën përgjatë bregdetit në Vlorë në zonën e njohur si Lungomare, duket se kanë penalizuar moshën e tretë duke mos krijuar asnjë mundësi qoftë edhe çlodhjeje për to. Në të gjithë gjatësinë e saj në Lungomare mungojnë stolat, ç’ka i detyron të moshuarit por edhe nënat me fëmijë që të vetmen mundësi për t’u çlodhur ta gjejnë në lokalet e shumtë.
Duket se infrastruktura e ndërtuar në zonën më të frekuentuar të Vlorës, atë buze detit në Lungomare, është orientuar e gjitha në drejtim të turizmit dhe subjekteve që ofrojnë shërbime për vizitorët.
Por jo për banorët e zonës, dhe aq më pak për të moshuarit. Në të gjithë gjatësinë e Lungomares, mungojnë stolat edhe në zonat e ndërtuara si lulishte dhe kjo mungesë duket se penalizon kryesisht të moshuarit, të cilët të vetmen mundësi për tu ulur kanë lokalet.
Nuk mungojnë as të moshuar që stolat u duken të panevojshme përballë betonit me shumicë në Lungomare.
Një situatë e ngjashme po projektohet edhe në zonën e plazhit të vjetër, e cila gjithashtu ka mungesë të stolave për të pushuar. (A2 Televizion)