Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2026, 09:12 | Aktualitet

Situata para Kuvendit është tensionuar, teksa kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta, policia ka shtyrë me forcë turmën e qytetarëve, ndërsa protestuesit kanë reaguar duke hedhur vezë dhe domate në drejtim të uniformave blu.

Në kulmin e tensioneve, protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur për sigurinë e perimetrit.

Ndërkohë, në zonë po afrohet edhe autoboti me ujë, mjet që përdoret nga policia për shpërndarjen e turmave.

Kujtojmë që protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 54-ët, dhe mbahet në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion të Kuvendit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos