Tirana mirëpriti mes shumë organizimeve festën e Ditës së Verës. Vendndodhje të ndryshme të kryeqytetit u bën gati me atmosfera të ndryshme për të pritur qytetarët.
Në Bulevardin Dëshmorët e Kombit u organizua si çdo vit një panair me produkte nga më të ndryshme me prodhim vendas.
Të pranishmit në panair promovuan punën e tyre dhe produktet që kishin përgatitur. Në rolin e shitësve ishin edhe fëmijët. Festimet do të vijojnë deri në mbrëmje, ku në disa pika të Tiranës do të mbahen koncerte me muzikë të ndryshme. (A2 Televizion)