Tkurrje e fortë demografike, Korça tërheq turistë por po largon të rinjtë

Nga Gazment Janku dhe Artin Halili
18 Gusht 2026, 14:03 | Aktualitet

Ndërsa jemi mësuar që Korçën ta krahasojmë me Parisin e vogël që tërheq gjithnjë e më shumë turistë, ky rajon është duke përjetuar një fenomen mjaft negativ që në të ardhmen mund të dëmtojnë edhe turizmin në këtë vend.

Në tre mujorin e dytë të këtij viti qarku i Korçës sipas të dhënave të INSTAT, rezulton me numrin më të lartë të vdekjeve ne vend krahasuat me lindjet.

Thënë më konkretisht vdekjet ishin 265 më shumëse sa lindjet, duke regjistruar diferencën më të madhe negative në rang vendi. Dhe ajo që është akoma më shqetësuese është fakt ë ku rajon ka edhe përqindjen më të lartë të banorëve me moshe mbi 65 vjeç.

Sociologët në Korçë japin edhe shkaqet kryesore të kësaj plakje të popullatës. Nëse ky raport negativ mes lindjeve dhe vdekjeve do të vijojë në të tilla shifra, atëherë nuk do të jetë shumë e largët dita kur Korça, qyteti më madh dhe kryesor i juglindjes nuk do të ketë më njerëz të aftë për punë apo shërbime të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos