Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë, katër persona të dëmtuar nga zjarri

Nga Marjo Brakaj
17 Gusht 2026, 23:08 | Aktualitet

Në breg të detit të Porto Palermos, në Himarë, në orët e para të mbrëmjes, në përpjekje për të riparuar motorin e një skafi, katër persona mbetën të dëmtuar nga zjarri që përfshiu mjetin ujor.

Dyshohet se shkak u bë një cigare e ndezur, version ky që hidhet poshtë nga njëri prej të dëmtuarve, i cili ka pësuar djegie në rreth 50 për qind të trupit.

Ardinant Qaziu, 18 vjeç, Mateo Merdanaj, 25 vjeç, Aleks Doda, 38 vjeç dhe Xhemal Ismailaj, 40 vjeç, kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Për shkak të gjendjes së rëndë, të plagosurit u transportuan fillimisht në Vlorë dhe, pas ndihmës së parë, u dërguan në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ngjarja në Porto Palermo vjen një ditë pas zjarrit të rënë në një hotel në Vlorë, ku gjashtë persona mbetën të plagosur. Dy prej të plagosurve nga zjarri në hotel vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos