Jo më, vetëm për detin! Pamje të turistëve italianë si këto, po ishohim gjithnjë e me tepër edhe në rrugët e qytetit të Korçës.
Ky grup turistësh ka vizituar Korçën, ndërsa interesi i tyre është përqendruar veçanërisht tek turizmi fetar dhe trashëgimia arkitekturore e qytetit.
Almar Canaj, guidë, shprehet: "Turistët përgjithësi e pëlqejnë qytetin e Korçës, është i pastër dhe bukur. Po vizitojmë pjesën qendrore, katedralen, pedonalen. Do ndalojmë në Pazari. Mesa kam parë trendi në Korçë dhe Pogradec është në rritje, shumica e turizmit është në vendet e UNESCO. "
Për turistët italianë, Shqipëria ishte njohur kryesisht përmes historive të emigracionit shqiptar drejt Italisë. Tanimë ata po njohin nga afër nje Shqipëri; atë të mikpritjes, kulturës dhe trashëgimisë.
"Qytet shumë i bukur, çmimet shumë të arsyeshme, sidomos kur e krahason me Italinë, ky vend është fantastik. Shqipëria është vendi që duhet vizituar, kam takuar një popull shumë bujar dhe mik"
"Me pëlqeu kjo kishë, arkitektura. Para se të vija në Shqipëri njihja vetëm eksodin kur erdhen emigrantët në Itali por historia ka ndryshuar. Shqipëria është bere e bukur dhe vitet e fundit mendoj se është një nga vendet më të bukura në Europë"
Korça, me arkitekturën karakteristike, objektet e kultit, historinë dhe mikpritjen e saj, është kthyer në kryeqendrën e turizmit së Juglindjes (A2 Televizion)