U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 15:13 | Aktualitet

E gjithë fusha e Myzeqesë, nga Lushnja e deri në Fier, këtë verë pritet të prodhojë më pak shalqi, raporton A2 CNN. Kjo kulturë duket se ka zhgënjyer fermerët që e kultivuan vitin e kaluar, dhe kjo ka bërë që këtë vit të përgjysmohet sipërfaqja e mbjellë me shalqi dhe, në përgjithësi, me kulturat bostanore.

Ky fakt pohohet edhe nga vetë fermerët, të cilët tregojnë konkretisht arsyet e uljes së sipërfaqeve të mbjella me kultura bostanore, por jo vetëm.

Ndërhyrja e shtetit, si në rregullimin e çmimeve dhe tregut në përgjithësi, ashtu edhe në mbështetjen për uljen e kostove të prodhimeve bujqësore, shihet si mundësia e vetme që këta fermerë të mbijetojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos