Ulet sipërfaqja e mbjellë në Myzeqe, pasojat e para nga rritja e çmimit të naftës

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
24 Mars 2026, 11:10 | Aktualitet

Ulja e sipërfaqeve të mbjella është pasoja e parë që ka ardhur nga shtrenjtimi i naftës për fermerët e Myzeqesë. Kjo pritet të sjellë një shtrenjtim të produkteve bujqësore, ndërsa fermerët apelojnë për ndihmë nga shteti pasi subvencionet janë të papërfillshme.

Rritja e çmimit të naftës pas nisjes së sulmeve ndaj Iranit, po jep pasojat e para në bujqësinë e vendit. Në Myzeqe, fermerët që kanë sipërfaqe të konsiderueshme të tokave dhe natyrisht makineri bujqësore shprehen se ndodhen në një situatë mjaft të vështirë dhe se edhe ai që mund të mbijetojë do të ulë sipërfaqet e mbjella pasi shpenzimet dalin shumë herë më të larta se të ardhurat nga prodhimet bujqësore dhe blegtorale.

Ndonëse shprehen se marrin subvencione, ata deklarojnë se vlerat janë të papërfillshme.

Kjo situatë pritet të shtrenjtojë akoma më shumë produktet bujqësore dhe blegtorale, ndërsa është goditja e radhës që merr sektori i bujqësisë në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos