
Një moment i veçantë është regjistruar gjatë ditës së tetë të protestës së të rinjve në Tiranë.
Përpara godinës së Kryeministrisë, disa prej protestuesve kanë nisur të kërcejnë valle nën ritmin e daulles, në një skenë që bie në kontrast me tensionet dhe përplasjet e ditëve të mëparshme.
Pamjet e të rinjve që kërcejnë përballë efektivëve të policisë sjellin një tjetër atmosferë në protestën që prej ditësh ka mbajtur të tensionuar kryeqytetin.
(A2 Televizion)